Tirana do të mirëpresë këtë muaj një prej zërave më të veçantë të gjeneratës së re alternative: Sahati, artistja kosovare e rritur ndërmjet Prishtinës dhe Torontos, që po ndërton me guxim një botë të re muzikore ku tradita takohet me futurizmin.

Vetëm 21 vjeç, por me një bagazh artistik të jashtëzakonshëm, Sahati është një artiste, producente, DJ dhe multi-instrumentaliste që e nisi rrugëtimin e saj muzikor në moshën gjashtëvjeçare me piano klasike. Shumë shpejt, ajo do të zgjerohej drejt muzikës rock dhe ritmeve të fuqishme — duke fituar në moshën trembëdhjetë vjeçare çmimin e parë në International Drumming Competition në Maqedoni, si një nga vajzat e vetme që ka përfaqësuar vendin në këtë garë. Ky moment u bë pikënisja e krijimit të një identiteti tërësisht të sajin: të patrembur, eksperimental dhe të pandikuar nga rregullat.
Në Toronto, Sahati ka zhvilluar një stil muzikor që i shpëton etiketimit. Ajo lëviz lirshëm mes left-field electronic, Balkan pop, experimental dance, ndërsa në performancat live si DJ, ndërthur DnB, UK garage dhe klasikë ballkanikë në një treshe të papritur dhe të jashtëzakonshme. Muzika e saj është udhëtim, është memorie, është revoltë, është përkatësi. Është pikërisht ajo lloj qasjeje që e shndërron club-in në një hapësirë të re – të gëzimit, të energjisë dhe të bashkimit.
Këtë muaj, për herë të parë, publiko shqiptar do ta shohë live këtë univers të veçantë:
Sahati vjen në Tirana debut si support act në SHKODRA ELEKTRONIKE – Audio Visual Show, një prej netëve më të rëndësishme të kulturës alternative shqiptare.
Përballë një prodhimi të plotë audio-vizual, me skenografi dhe estetikë të kuruar me kujdes, prania e Sahatit në këtë natë e pasuron programin dhe sjell një dimension të ri energjie. Ajo vjen si një prej zërave më premtues të diasporës, që po ndërton ura të reja mes skenave, mes identiteteve dhe mes publikut që kërkon diçka më shumë se një performancë — kërkon emocione të vërteta.

Ky debutim shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për artistën, por edhe për Tiranën, e cila çdo vit po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë takimi për artin bashkëkohor dhe talentin e ri shqiptar në botë.
Një natë për t’u parë, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbajtur mend.
Sahati vjen. Dhe Tirana është gati.
Më 19 Dhjetor, në orën 22:00, MINUS1 në parkimin e Sheshit Skënderbej
Shkodra Elektronike – Audio Visual Show
Sahati Live + more to come 🙂
Biletat në shitje www.enterevents.al
MADE TO AMAZE