DXB BOAT PARTY: Nga Dubai në Sarandë – Një Ekspresion i Rrallë Muzike Elektronike mbi Detin Jon
Këtë 10 Gusht, në kuadër të festivalit AURA që do të zhvillohet më 8, 9 dhe 10 Gusht në Sarandë, vjen një ndër ngjarjet më të veçanta të verës: DXB BOAT PARTY. Për herë të parë në Shqipëri, koncepti i famshëm nga Dubai vjen për të sjellë atmosferën futuriste të netëve të Lindjes së Mesme në brigjet magjepsëse të Jugut shqiptar.
Techno & Chill, WOW Albania dhe LOST Seaside bashkojnë forcat për të ofruar një eksperiencë mbi dallgë që shkon përtej festës – një udhëtim muzikor dhe vizual që përfshin rrymat më të fundit të elektronikës, afro house dhe deep tech.
Në këtë party ekskluziv mbi jaht, do të performojnë emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe lokale si:
🎧 Stasi Sanlin – DJ dhe prodhues me origjinë nga Dubai, i njohur për setet e tij të rafinuara që ndërthurin teknon me nuanca emocionale.
🎧 Imen – një prej zërave më të freskët në skenën elektronike të Mesdheut, që premton një udhëtim melodik me energji të qetë por të fuqishme.
🎧 Vasso – i njohur për setet e tij organike dhe të pasura me ritme tribale.
🎧 Malo – një nga talentet e reja të Shqipërisë që po ngjitet me shpejtësi në skenën ndërkombëtare.
🎟 Biletat janë tashmë në shitje ekskluzivisht në enterevents.al