IBIZA SONICA RADIO – LIVE nga zemra e bregdetit shqiptar

Ibiza Sonica Radio LIVE nga Palasa!
Këtë të shtunë, një nga radiot më ikonike të muzikës elektronike në botë, Ibiza Sonica Radio, do të transmetojë drejtpërdrejt nga SALT – Green Coast Palasë, duke e sjellë skenën shqiptare përpara një audience globale.

Line-up:

  • Valentin Huedo – DJ dhe producent nga Ibiza, i njohur për setet e tij emocionale dhe elegante që ndërthurin deep house, downtempo dhe ritme organike. Rezident prej vitesh në vende legjendare si Café del MarBlue Marlin dhe WooMoon, Huedo mishëron shpirtin e vërtetë të Ibizës.
  • Glen Kast – me një përzierje të rafinuar të house-it dhe tingujve atmosferikë, ai garanton një udhëtim muzikor që nuk harrohet.
  • Chriss V – një prej artistëve më të kërkuar të momentit në skenën shqiptare, me sete që ndërtojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me audiencën.

Muzika nis prej perëndimit dhe zgjat deri në mesnatë – një përvojë që i dedikohet atyre që jetojnë për tingullin, të bukurën dhe lirinë.

📍 SALT – Green Coast, Palasë
📅 E shtunë, 20 Korrik
🔊 Live nga ora 19:00 e më tej
📡 Ibiza Sonica Radio – drejt nga zemra e bregdetit shqiptar