Kush është DJ Shimza? Ambasadori Global i Afro-Tech

Kholofelo Ashley Raphala, i njohur si DJ Shimza, është një nga artistët më eksplozivë dhe inovativë të muzikës elektronike nga Afrika. I lindur në Eswatini dhe i rritur në Tembisa të Afrikës së Jugut, ai mishëron shpirtin e Afro-Tech– një bashkim i rrënjëve afrikane me energjinë e house dhe techno moderne.

Karrierën e nisi vetëm 15 vjeç, duke u bërë i njohur si “Effect Master” për teknikën e tij të jashtëzakonshme në looping dhe miksime live. Në vitin 2013, u bë pjesë e Soulistic Music, label-i i legjendës Black Coffee, ku publikoi albume si ShimuzicEminence dhe Kimberly, duke shpërfaqur ADN-në e tij muzikore me një stil të rafinuar dhe emocional.

Por Shimza është shumë më tepër se një performues. Ai është një sipërmarrësaktivist kulturor dhe filantrop. Që nga viti 2009, ai organizon festivalin One Man Show, që gjeneron mbështetje për shkollat dhe zhvillimin e komunitetit në Tembisa. Gjatë pandemisë, themeloi Kunye, një platformë që i dha zë artistëve afrikanë në një nivel ndërkombëtar dhe krijoi një shtëpi të re për skenën Afro-Tech.

Sot, Shimza performon në skenat më të mëdha të botës – nga Ibiza te Cercle Festival në Francë, duke ndarë skenën me artistë si Black Coffee, dhe duke treguar që muzika afrikane i përket qendrës së vëmendjes globale.

Këtë të Shtunë, për herë të parë në JUG: DJ SHIMZA në Flow Beach, Dhërmi.

Një natë ku tingujt e Afrikës takohen me bregdetin shqiptar.
🎟️ Biletat në shitje tani në enterevents.al