Sunny Hill Festival 2025 Prishtina bëhet epiqëndra e muzikës Dua Lipa, Anyma, Mochakk, Peggy Gou,

Prishtinë, 11 Korrik 2025 – Sunny Hill Festival rikthehet me një super edicion në zemër të Prishtinës, duke sjellë një listë të pasur artistësh botërorë dhe vendorë që do ta kthejnë qytetin në një qendër të muzikës dhe argëtimit për tre net rresht.

Organizatorët kanë konfirmuar se festivali do të zhvillohet nga data 1 deri më 3 gusht 2025, dhe pritet të jetë edicioni më i madh deri më tani.

Dua Lipa hap festivalin

Ylli ndërkombëtar me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, do të hapë natën e parë të festivalit më 1 gusht, në kuadër të turneut të saj botëror “Radical Optimism”. Performanca e saj është ndër më të shumëpriturat nga publiku kosovar dhe ndërkombëtar.

Yje të mëdhenj në skenë

Në mesin e artistëve të tjerë të konfirmuar janë:

  • Shawn Mendes – këngëtari kanadez do të performojë për herë të parë në Kosovë më 2 gusht.
  • Peggy Gou – DJ dhe producentja koreane që ka pushtuar skenat ndërkombëtare me hitin “(It Goes Like) Nanana”, do të mbyllë natën finale të festivalit më 3 gusht.
  • Fatboy Slim, Mochakk, dhe Anyma – tre emra të mëdhenj të muzikës elektronike, të cilët do të elektrizojnë skenën “C4”.

Skena elektronike në fokus

Festivali këtë vit i jep hapësirë të veçantë skenës elektronike, duke sjellë artistë si:

  • TSHA, Skream, Tommy Gold, Sainté, Sienna Spiro, Sugar Rush, dhe Mygal B2B Edgar Kerri – të gjithë pjesë e programit të natës që zgjat deri në orët e para të mëngjesit.