SOUNDTUARY RIKTHEHET NË MOYO – DRIMADHË MË 25 & 26 KORRIK
Pas suksesit të bujshëm të vitit të kaluar, SOUNDTUARY rikthehet në bregun magjik të Drimadhës për edicionin e dytë në Moyo, më 25 dhe 26 Korrik.
Kjo ngjarje është shumë më tepër se një festë – është një udhëtim muzikor, një përvojë e thellë në natyrë dhe tinguj që të lidhin me veten dhe të tjerët. E njohur për eventet e saj unike në destinacione si Miami, Bali, Brazil, Soundtuary po krijon një traditë të re edhe në Shqipëri – me një miks të artistëve ndërkombëtarë dhe vendas.
🎧 Line-up për këtë edicion përfshin:
- Guy Gerber – një nga emrat më të dashur të skenës botërore, me setet e tij hipnotizuese dhe atmosferike.
- Baron, Dorian Craft, Colle, Fiona Kraft, Kimoso, Saraga – artistë të përzgjedhur për tingujt e tyre emocionalë dhe eksperiencat unike që ofrojnë në skenë.
- Tatu dhe Jeff – dy nga DJ-t më të spikatur të skenës lokale shqiptare, që do të hapin dhe mbyllin me stil këtë udhëtim.
🌅 Moyo Beach, i vendosur mes gjelbërimit të pishave dhe kaltërsisë së Jonit, kthehet në një tempull të muzikës elektronike për dy netë të paharrueshme ku muzika, natyra dhe njerëzit bëhen një.
🎟 Biletat janë tashmë në shitje vetëm në enterevents.al
Numri i vendeve është i kufizuar – mos e humb këtë eksperiencë unike të verës!