Batos Marina Bay prezanton programin muzikor veror 2025 – Një udhëtim tingujsh dhe emocionesh në brigjet e Vlorës
Një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit jugor shqiptar, Batos Marina Bay në Vlorë, sjell këtë verë një program muzikor që premton netë të paharrueshme, me performanca nga disa prej emrave më të spikatur të skenës elektronike ndërkombëtare dhe rajonale.
Nga fundi i qershorit deri në fillim të shtatorit, Batos do të transformohet në një pikë takimi për dashamirësit e muzikës, me tinguj që udhëtojnë prej perëndimit të diellit në detin Jon, deri në orët e para të mëngjesit.
📆 Programi muzikor 2025 përfshin:
- 27.06 – DIASS
- 04.07 – ANDOR GABRIEL
- 11.07 – IRENÉE S
- 18.07 – ANDRE RIZO
- 25.07 – NITEFREAK
- 01.08 – STRYV
- 08.08 – JIMI JULES – një nga emrat më të dashur të skenës evropiane.
- 15.08 – AVANGART TABLDOT
- 22.08 – DENNIS FERRER – legjenda e house-it amerikan rikthehet me energjinë e tij unike.
- 29.08 – PEPPE CITARELLA – mjeshtri i ritmeve latine dhe afro-house.
- 05.09 – RBOR
Programi muzikor i kësaj vere në Batos sjell një përzgjedhje të kujdesshme mes tingujve afro, deep house dhe techno melodik. Një qasje e balancuar dhe bashkëkohore që reflekton rrymat më në zë të skenës elektronike ndërkombëtare, me artistë që i japin secilës natë karakter.
Batos Marina Bay është një hapësirë që ndërthur estetikën, akustikën dhe ambientin mesdhetar për të krijuar një eksperiencë muzike në nivelin më të lartë.
🎟️ Biletat për të gjitha eventet i gjeni në: enterevents.al