Nga Tulumi në Tiranë – Zamna vjen për herë të parë në kryeqytetin shqiptar

Një kapitull i ri për skenën elektronike në Shqipëri
Më 16 Maj 2026, Tirana konfirmon edhe një herë pozicionin e saj në hartën globale të eventeve më prestigjioze të muzikës elektronike me ardhjen e Zamna Experience. E lindur në Tulum, Zamna Festival është shndërruar në një fenomen ndërkombëtar që bashkon artistë të klasit botëror me një publik të rafinuar në destinacione ikonike si Ibiza, Miami dhe Dubai.
Tashmë, kjo eksperiencë unike vjen për herë të parë në Tiranë nga Moyo Collective — duke forcuar më tej rolin e qytetit si një destinacion në rritje në circuit-in ndërkombëtar të muzikës elektronike.

Një eksperiencë që shkon përtej muzikës
Zamna nuk është vetëm një festival. Është një koncept që ndërthur muzikën, natyrën, dritën dhe energjinë kolektive në një eksperiencë immersive. Çdo edicion është i kuruar me detaje, duke krijuar një atmosferë që tejkalon formatin klasik të eventeve elektronike.
Ardhja e Zamna në Tiranë pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, duke gjeneruar një impakt të drejtpërdrejtë në turizëm, ekonomi dhe kulturë urbane.

Një Line-Up EPIK!
Ky edicion vjen me një përzgjedhje artistësh që përfaqësojnë më të mirën e skenës elektronike globale:
● ARTBAT
Dyshja ukrainase që ka dominuar skenat më të mëdha në botë me një sound melodik dhe energjik. Të njohur për produksione që kryesojnë chart-et dhe performanca intensive, ARTBAT janë një nga headliner-at më të fuqishëm të momentit.
● Miss Monique
Një nga figurat më të kërkuara në progressive house, me një stil unik dhe sete dinamike që kanë fituar miliona fansa globalisht. Prania e saj garanton një udhëtim muzikor plot energji dhe emocione.
● Oostil
I njohur për identitetin e tij të fortë në melodic techno, Oostil krijon sete immersive dhe atmosferike që ndërtojnë një lidhje të veçantë me publikun.
● Argia
Një nga emrat në rritje në skenën ndërkombëtare, Argia sjell një kombinim elegant të melodic techno me elemente indie/electronic, duke krijuar një vibe modern dhe të rafinuar.
● Tatu dhe Erti Lutaj — përfaqësues të fortë të skenës lokale në Tirana, bashkohen në Zamna për të suportuar e mirëpritur line-up-in ndërkombëtar.
Tirana në një dimension të ri
Zamna Tirana nuk është vetëm një event për t’u ndjekur — është një moment për t’u përjetuar. Një pikë takimi mes kulturës lokale dhe asaj globale, mes artistëve dhe komunitetit, mes muzikës dhe identitetit urban që po evoluon.
16 Maj 2026 — një datë që nuk duhet humbur.
Biletat në shitje në https://zamnafestival.com/events/Zamna-Tirana