VALERON: Tingulli që Lindi Mes Mykonos-it dhe Traditës Mesdhetare

Ka artistë që ndërtojnë karrierën e tyre përmes peak-time moments. Të tjerë përmes marketingut. Por Valeron duket sikur ka ndjekur një rrugë krejt tjetër: ai ka ndërtuar një univers muzikor që tingëllon si Mesdheu modern.
Nëse dëgjon me kujdes setet apo produksionet e tij, kupton se nuk janë krijuar për klubet tipike me drita stroboskopike dhe ritëm agresiv. Muzika e Valeron mban aromën e perëndimeve në ishujt grekë, instrumenteve tradicionale, vokaleve organike dhe atmosferave që të japin ndjesinë e një rituali modern elektronik.
Pikërisht kjo është arsyeja pse ai është bërë një nga figurat më të identifikueshme të skenës së Mykonos-it, duke u lidhur ngushtë me Scorpios Mykonos — një nga destinacionet që ka ndryshuar mënyrën si perceptohet sot muzika elektronike në beach culture globale.
Interesante është fakti që muzika nuk ishte plani i tij i parë. Në intervista të ndryshme, Valeron ka treguar se në moshën 16-vjeçare ishte i fokusuar te tenisi profesional, para se muzika t’i ndryshonte komplet drejtimin e jetës. Por ndoshta pikërisht ajo disiplinë sportive është ajo që sot reflektohet në mënyrën precize si ndërton setet dhe produksionet e tij.
Ajo që e diferencon nga shumë artistë të melodic dhe afro house nuk është vetëm estetika sonore, por mënyra si ai përdor elementët tradicionalë grekë dhe lindorë pa rënë në folklor artificial. Në albumin Aroma, ai eksperimenton me instrumente live, tekstura organike dhe influenca mesdhetare të përziera me elektronikë moderne.
Në një periudhë ku shumë artistë tingëllojnë sikur ndjekin të njëjtin template algoritmik të Beatport-it, Valeron arrin të krijojë diçka më njerëzore. Muzika e tij nuk kërkon vetëm energji nga publiku — kërkon prezencë.
Ndoshta për këtë arsye performancat e tij funksionojnë më mirë në vende ku muzika lidhet me eksperiencën: beach stages, sunsets, open-air rituals dhe crowd-e që nuk janë aty vetëm për të filmuar story.
Në një intervistë ai përshkruante marrëdhënien me bandën e tij si “një gjuhë sekrete muzikore”. Dhe kjo ndihet. Sepse setet e Valeron nuk duken si playlist-a të miksuara mirë; duken si momente që ndërtohen gradualisht, organikisht, pothuajse cinematic.
Në një skenë elektronike që po bëhet gjithnjë e më e shpejtë dhe e konsumueshme, Valeron përfaqëson të kundërtën: durimin, atmosferën dhe identitetin kulturor të transformuar në tingull modern.
ENTER MAG
Made to Amaze